Gjermania thotë se Putini ka rënë dakord që pagesat e gazit të vazhdojnë në euro

Shpërndaje lajmin

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha të mërkurën në mbrëmje se Putin i kishte thënë Scholz se pagesat nga Evropa muajin e ardhshëm “do të vazhdojnë të jenë në euro dhe do të transferohen si zakonisht në Gazprom Bank, e cila nuk preket nga sanksionet”.
Banka më pas do t’i konvertonte pagesat në rubla, citon Hebestreit të ketë thënë Putin.
Hebestreit tha në një deklaratë se Putini kishte theksuar në bisedën telefonike me Scholz “që u bë me kërkesën e tij (Putinit)”, se “asgjë nuk do të ndryshojë për partnerët evropianë të kontratës”, kur sistemi i ri të hyjë në fuqi më 1 prill, përcjell tutje albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published.