October 16, 2021

Gjermania u eliminua nga Anglia, Low: Jemi të zhgënjyer, skuadra kishte besim që mund të kualifikohemi tutje

Shpërndaje lajmin

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka folur pas eliminimit nga Anglia.

Gjermania u eliminua nga Anglia, e cila arriti në çerekfinale të “Euro 2020”.

“Panzerët” u eliminuan nga golat e Sterling dhe Kane dhe kjo do të jetë ndeshja e fundit e Low në krye të Kombëtares gjermane.

Ai u shpreh i zhgënjyer, pasi sipas tij dëshira dhe vullneti për të kaluar tutje ekzistonte.

“Është një zhgënjim tepër i madh, për të gjithë ne”, tha Low.

“Ekzistonte besimi në skuadër që mund të shkonim tutje, por ne ndeshje të mëdha si kjo, është kruciale të shfrytëzosh shanset e pakta që do të keni në ndeshje, dhe mendoj që kjo gjë e bëri dallimin sonte”, përfundoi Joachim Low.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *