Gjermania vaksinoi 500 mijë njerëz

Share

435789753 highres 2

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, ka njoftur se 500 mijë njerëz janë vaksinuar në Gjermani prej nisjes së fushatës së vaksinimit më 27 dhjetor.

Të moshuarit dhe punëtorët shëndetësorë janë të parët që kanë marrë vaksinën.

Ata në vijën e partë të frontit janë prioritet. Gjermania ka mesatare të ulët të të infektuarve krahasuar me shtetet përreth, por që prej vjeshtës është përballur me ngritje të madhe të rasteve të reja, shkruan Reuters, përcjell Albinfo.ch.

Të shtunën Gjermania ka regjistruar 24 mijë raste të reja ndërkaq shifra e përgjithshme ka arritur në 1 milion e 800 mijë. Deri më tani në Gjermani kanë vdekur 39 mijë njerëz


Share

Komente