Gjermania vendosi t’i japë fund detyrimit të punës nga shtëpia

Shpërndaje lajmin

Gjermania nuk do të shtrijë përtej fundit të qershorit një rregull që detyron kompanitë të lejojnë punëtorët e tyre të punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë, u citua të thoshte të mërkurën shefi i stafit të kancelares Angela Merkel, përcjell albinfo.ch.

Gjermania gradualisht ka hequr masat e bllokimit në gjashtë javët e fundit pasi infeksionet ranë. Pasi numrat e infeksioneve me koronavirus po bien, rregulli i ‘zyrës në shtëpi’ nuk ka nevojë të zgjatet më 30 qershor, kur skadon ligji i emergjencës që rregullon bllokimin, tha Helge Braun, shefi i stafit të Merkel.

“Frena e urgjencës nuk do të zgjatet në këtë kohë, sepse ne kemi një situatë të favorshme për momentin”, tha Braun, përcjell tutje albinfo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *