Gjimshiti ndeshjen tjetër me detyrim jashtë fushe, mbrojtësi mungon në Serie A

Share

Berat Gjimshiti vazhdon me performancat e tij mbi mesataren te Atalanta. Edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit ku bergamaskët fituan me rezultatin 4-2 ndaj Napolit, Gjimshiti përveç mbrojtjes ndihmoi edhe sulmin duke dhuruar një asist. Mirëpo, për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Sampdorias, lojtari është i detyruar të ndalet pasi plotësoi numrin e kartonëve të verdhë.

Megjithatë, Gjimshiti dhe Atalanta aktualisht janë të fokusuar te ndeshja e Champions League, të mërkurën ku presin në shtëpi Real Madrid.

Italianët do të provojnë të marrin më të mirën nga takimi në shtëpi dhe më pas të bëjnë surprizën e madhe në Europë, ashtu si sezonin e kaluar kur shkuan deri në çerekfinale të kompeticionit.


Share

Komente