Gjirokastra, e “vërshuar” nga turistët e huaj

0
Shpërndaje lajmin

Përkundër motit të ftohtë, fundjavat e janarit po sjellin turistë nga vende të ndryshme të botës në qytetin e gurtë të Shqipërisë, Gjirokastër. Turistët preferojnë të shikojnë nga afër historinë, arkitekturën dhe traditat e aytetit të gurtë, pasuri e UNESCO-s.
Ndërsa lëvizën përgjatë rrugëve të kalldrëmta, turistët e huaj mes tjerash vlerësojnë edhe mikpritjen e banorëve, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ata thonë se Gjirokastra është një qytet i bukur dhe i këndshëm, sepse ka plot histori. “Më surprizoi që është kaq i mrekullueshëm. Nuk mendoj se është një kohë e keqe për ta vizituar në janar, sepse mund të shikosh malet rreth e rrotull të mbuluara nga dëbora”, thotë një turist.
“Unë jam nga Republika Çeke dhe është hera e parë për mua në Shqipëri. Impresioni  im i parë është që më duket një vend me të vërtetë i këndshëm dhe me njerëz mikpritës”, shprehet një tjetër.
Disa të tjerë që thanë se janë nga Negotina e Gostivarit, Maqedonia e Veriut, thonë se e kaluan ditën shumë mirë në Gjirokastër, ndërsa veçojnë vizitën në Kala.
“Shumë mirë. Është qytet i bukur me një kështjellë të veçantë, më pëlqen, është origjinal, ka histori”, shprehen turistët.
Përgjatë vitit të kaluar Gjirokastra u vizitua nga mbi 300 mijë turistë, 80% e të cilëve ishin vizitorë të huaj./Albinfo.ch
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *