Gjithçka zyrtare, Juventus “prish” renditjen e Serie A, “bardhezinjtë” rikthehen në zonën Champions

0
Shpërndaje lajmin

Vetëm pak minuta më parë Këshilli i Garancisë i riktheu “bardhezinjve” të Juventus, 15 pikët e hequra pak muaj më parë nga Federata Italiane e Futbollit, duke e rikthyer sërish “zonjën e vjetër” në zonën Champions, lëvizjë kjo që ka trazuar jo pak “ujërat” e Serie A, në këtë fund sezoni.
Kështu, Juventus poziconohet në vendin e 3-të, teksa ngjitet në kuotën e 59 pikëve, vetëm 2 më pak se Lazio e vendit të dytë dhe 3 më shumë se Roma e vendit të 4-rt, duke rrezikuar kështu ekipet e Milanos, të cilat renditen në pozicionet 5 dhe 6 të renditjes.
Këto 2 të fundit duhet të shpresojnë në një mrekulli me skuadrën e Piolit që në javët e ardhshëm do të përballen me kundërshtarë si Roma e Juventus, ndërsa Inter do të përballet me pothuajse të gjithë, teksa në sfidat e mbetura kanë mbetur kundërshtarë si Lazio, Atalanta, Roma e Napoli. /i.m /  
Klasifikimi i Serie A:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *