October 20, 2021

Gjithë bota e mori vesh se ishin bashkë, Irina Shayk habit me reagimin për Kanye West

Shpërndaje lajmin

Dy muaj pasi u përfolën lart e poshtë për një romancë, u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe u përpoqën t’i fshihen sa më shumë paparacëve, Kanye dhe Irina i dhanë fund me njëri-tjetrin.

Burime për mediat e huaja tregojnë se ata s’ishin më bashkë dhe asnjëherë s’kishin patur diçka serioze. Ndaj, marrëdhënia e tyre s’mund të zgjaste më shumë se kaq.

Mirëpo, marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e nxehtë dhe Irina nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve për reperin në “Highsnobiety”.

Gjatë intervistës, modelja ruse mohoi të kishte pasur ndonjë lidhje dashurie që nga ndarja e saj nga Bradley Cooper, në qershor të vitit 2019.

“Nesër do të ketë thashetheme se jam duke takuar rojen e ndërtesës time apo dikë tjetër, në rregull? Pastaj pasnesër, do të jetë dikush tjetër. Shikoni, gjithmonë ka diçka atje, dhe unë po e mbaj për vete,” tha ajo, pa dashur të shprehet më shumë.

Nga ana tjetër, Kanye i habiti të gjithë kur në ceremoninë e albumit të ri “Donda” rikrijoi skenën e martesës së tij me Kim Kardashian, duke i bërë të gjithë të dyshojnë se mund të jenë kthyer bashkë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *