GJKKO ndryshon akuzat për të pandehurit e incenratorit të Fierit

0
Shpërndaje lajmin

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të kaluar për gjykim dosjen e inceneratorit të Fierit. Ndërkohë, togat e zeza pushuan akuzën për Robert Shabanin, i përfaqësuar nga avokati Jurgen Sinani, pasi më herët ishte gjykuar njëherë për këtë akuzë dhe ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës.
Ndërkohë, Gjykata ka rikualifikuar veprat penale për 5 të pandehur, mes të cilëve Alqi Bllakon, Klodian Zoton, Arben Dervishaj, Arjola Kodra dhe Giuseppe Ciafaglione. Për Bllakon, GJKKO vendosi të akuzohet për korrupsion të funksionarëve publik dhe jo si zyrtarë i lartë dhe për “Shpërdorim detyre”. Për Dervishajn i cili akuzohej për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim detyre”, akuza e fundit bie, dhe rikualifikohet e para, duke u akuzuar për falsifikim dhe korrupsion pasiv në sektorin privat. Për Klodian Zoton, rrjedhimisht bie akuza e korrupsionit të zyrtarëve të lartë duke u akuzuar për korrupsion të funksionarëve publik.
E njëjta vepër rëndon e rikualifikuar për Arjola Kodrën e Giuseppe Ciaffaglione. Nëse do të gjykohet kjo dosje me procedurë të zakonshme apo me gjykim të shkurtuar, do të vendoset gjatë procesit në themel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *