GJKKO nxjerr nga regjimi 41 bis Klement Çalën
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nxjerrë nga rregjimi 41 bis, Klement Çalën.
Në mars të vitit 2019 ranë në prangat e policisë Klement Çala bashkë me vëllain e tij Eldi Çala, të cilët akuzohen për supergrabitjen e miliona eurove vitin e shkuar në Aeroportin e Rinasit.
Më 9 prill të vitit 2019, një grup personash arritën të merrnin një sasi parash që po transportoheshin nga aeroporti i Rinasit me blinda nga bankat e nivelit të dytë dhe që kishin për destinacion disa vende europiane.
Pas grabitjes, grupi i maskuar u përplas me armë me Policinë e Shtetit, ku mbeti i vrarë Admir Murataj.
Në janar të vitit 2021 Gjykata e Elbasanit vendosi për sekuestrimin e pasurive të Eldi dhe Klement Çalës.
LEXONI GJITHASHTU:
Të përfshirë në grabitjen e Rinasit, sekuestrohen pasuritë e Eldi dhe Klement Çalës
Supergrabitja e 9 prillit 2019 në Aeroportin e Rinasit, SPAK merr të pandehur 7 persona