GJKKO rrëzon kërkesën e Alma Kaçit për masë më të butë sigurie

0
Shpërndaje lajmin

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Alma Kaçit për masë më të butë sigurie.
Ajo ka kërkuar ndryshim të masës nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitje, por që këtë nuk e ka pranuar Gjykata.
Alma Kaçi është arrestuar pasi u shfaq në video me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.
Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ndërsa, për Alma Kaçin, e cila u shfaq në videon intime me Gjicin, Gjykata dha masën “arrest shtëpie”.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, pasi nga një video e plotë e skandalit seksual në zyrën e tij, doli se Alma Kaçi i kishte kërkuar favore për një tender për sterilizimin e qenëve dhe Gjici e kishte aprovuar.
LEXONI GJITHASHTU:

Escobar: Dorëheqja e kryetarëve në Veri, do ishte rruga më e shpejtë dhe më e lehtë
GJKKO rrëzon kërkesën e Alma Kaçit për masë më të butë sigurie

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *