GjKKO s’pranon ndryshimin e masës së sigurisë, Berisha e Malltezi nuk lirohen, vijojnë ‘burgun’ në shtëpi

0
Shpërndaje lajmin

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë.
Prej 30 dhjetorit 2023, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.
Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për kompleksin Partizani.
Më 22 tetor 2023 dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi u arrestua me urdhër të SPAK. Malltezi u vu në pranga në Aeroportin “Nënë Tereza” teksa priste bashkëshorten. Urdhër arresti u lëshua për llogari të hetimit të Strukturës së Posaçme mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Por disa muaj më pas masa u zbut dhe u vendos që Malltezi të qendrojë në arrest shtëpie./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *