September 25, 2021

Gjoba 110 mln € nga Becchetti, Rama justifikohet: Kam strategjinë, lëvizjet e shahut nuk tregohen

Shpërndaje lajmin

Humbja e gjyqit në arbitrazh përballë sipërmarrësit Francesco Becchetti sipas kryeministrit Rama nuk është fundi i përballjes gjyqësore. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” Rama tha se e ka një strategji për të shmangur dëmshpërblimin 110 milionë euro, por nuk tregoi detaje të saj. Sipas Ramës, Becchetti do të detyrohet t’i paguajë Shqipërisë për dëmet që i ka shkaktuar. Në lidhje me bisedën që MCN TV publikoi disa ditë më parë, mes Engjëll Agaçit dhe Francesco Becchettit në vitin 2014, Rama tha se është nxjerrë nga konteksti.

Gjoba e Beketit, 110 milionë euro nga paratë e shqiptarëve janë humbur në një proces gjyqësor. Ju keni bërë deklarata kundër Becchettit. Pra ju jeni përgjegjësi

E para e punës, televizioni në fjalë nuk i ka bërë opozitë shtetit. Të tjerë i kanë bërë më shumë. Është një temë e rëndësishme, pasi Meta, Saliu kanë vënë shumë shpresë te ku marifetçiu në këto zgjedhje, duke e përdorur pa pushim. Ato 110 milionë ai nuk ka për t’i marrë kurrë. Kjo nuk ka mbaruar. Se si nuk e them dot tani sepse është ndërtuar strategjia. Po ju them një gjë dhe mbajeni. Ai do paguajë një për një dëmet që u ka sjellë shqiptarëve, në rrugë gjyqësore.

Si do ta bësh këtë?

Është strategji e skuadrës që ne kemi për këtë punë. Kemi një skuadër ekspertësh, avokatësh. 110 milionë eurot e shqipotarëve ai duhet t’i harrojë se nuk ka për t’i marrë. Ne kemi pasur 4 gjyqe, kemi fituar tre. Ky i ka marrë para edhe Deutche Bank, edhe ENI-t. Për hir të së vërtetës, mbase do ta kujtosh që ajo ishte një ndërmarrje ku u rekrutuan gazetarë me rroga marramendëse. Kjo ishte e vetmja gjë.

Ta kuptoj sikletin. Ti nuk e mbaje dot se tepsia që kërkonte Becchetti ishte aq e madhe. Si mund të thotë sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë “fol me Enkelejd Jotin”.

Është bisedë e nxjerrë jashtë kontekstit.

Unë nuk jam nga ata që besoj se Edi Rama ndan paratë me Becchettin. Por ai këto para i ka marrë.

Ai do marrë nga ato 110 milionë euro aq sa mund të marrë ky televizioni juaj modest nga fondi i CNN.

Po flet me teori konspirative…

Nuk po flas. Lëvizjet e shahut nuk tregohen, bëhen. Po të them që kjo nuk ka mbaruar, surpriza për të do të jetë shumë e madhe.

Kalojmë te Kel Joti…

Nuk merrem me këto. Edhe mua mund të më nxjerrin nga konteksti.

Këto dy momente…

E kupton sa qesharake janë?

Këta dhe këta që ke rreth e qark, të lexojnë. Erion Veliaj dërgon mesazhe të tilla të panumërta.

Çdo mesazh që dërgoj, e dërgoj me vetëdijen se do të dalë te Radio Londra. Unë po të them që ai nuk do të marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit shqiptar. Ai dëmet që na ka bërë do t’i shlyejë.  / MCNTV


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *