November 27, 2021

Gjoba e mundshme federale për hedhjen e mbeturinave

Shpërndaje lajmin

Ka lëvizje në Bernë për të sjellë një gjobë federale për hedhjen e mbeturinave.

Pastrimi i mbeturinave Zvicrës i kushton 200 milionë CHF në vit.

Parlamentari Matthias Jauslin, një anëtar Radikal Liberal thotë se është qesharake të kesh 26 ligje të ndryshme në të gjithë vendin, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ky propozim e ka mbështetje nga Partia e Gjelbër. Propozimi është për një gjobë kombëtare prej 300 CHF për hedhjen e mbeturinave, e cila do të jetë shtesë e çdo gjobe kantonale.

Partia Popullore Zvicerane është kundër kësaj, ata thonë se do të ishte shumë më mirë të binden njerëzit të mos hedhin mbeturina duke vënë në dukje rrezikun e mundshëm për kafshët dhe bagëtinë.

Masat mund të diskutohen në parlament vitin e ardhshëm.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *