Gjobitet kryebashkiaku i Malësisë së Madhe për fushatën e 14 majit
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të enjten të marrë masë administrative 100 mijë lekë ndaj kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, për përdorim të burimeve publike në fushatën e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas denoncimit të organizatës “Qendresa Qytetare”, Marinaj kishte zhvilluar takim elektoral në ambjentet e jashtme të shkollës […]