Gjykata e Lartë kthen në Apel çështjen e vulës e logos së PD

0
Shpërndaje lajmin

Gjykata e Lartë ka vendosur që të rikthejë për gjykim në Apel rekursin që grupimi i Rithemelimit i drejtuar nga Sali Berisha ka depozituar për çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Gjykata e Apelit e ktheu në shkallën e parë vendimin që njihte Berishën si kryetar të PD-së, përcjell albinfo.ch.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cënueshëm vendimin e dhënë prej saj.
Kolegji konstaton se Gjykata e Apelit nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, por është marrë me çështje dytësore që nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.
Gjykata e Lartë vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.
Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vendosi kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit, por me një trupë tjetër gjykuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *