Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës për Ardian Dvoranin
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për Ardian Dvoranin, duke mbajtur në fuqi vendimin e GJKKO-së, për pushimin e hetimeve ndaj ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Dvorani u kallëzua në nëntor të vitit 2019 nga Ilir Meta, i cili asokohe ishte president, për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore.
Përplasja Meta-Dvorani erdhi gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa presidenti e cilësoi kreun e KED, një ushtar të verbër të partisë.
Lajm në përditësim…