September 18, 2021

Gjykata Federale refuzon ankesën e kosovarit të dënuar për vrasjen në diskotekë

Shpërndaje lajmin

Janë zgjatur masat terapeutike spitalore për vrasësin e një rojeje të diskotekës në Grenchen, Solothurn. Gjykata Federale ka hedhur kështu poshtë ankesën e të dënuarit, kundër vendimit të Gjykatës së Lartë (Kantonale) të Solothurnit.

Gjykata Federale ka konfirmuar zgjatjen e masës në fjalë, deri në maj të vitit 2022 për kosovarin 32 vjeçar, thuhet në tekstin e publikuar të vendimit të gjykatës në fjalë.

Personi në fjalë, i cili ka treguar vazhdimisht sjellje mosbindjeje në burg, qe dënuar në vitin 2014 nga Gjykata e Lartë Kantonale me 16 vite e tre muaj burg për vrasjen me dashje dhe për vepra të tjera të shumta penale, transmeton albinfo.ch. Ajo kishte hequr vendimin e shkallës së parë për vendosje në spital psikiatrik dhe kishte urdhëruar masën terapeutike stacionare.

Në një vendim të mëvonshëm, në shtator të vitit 2019, Gjykata e Qarkut Solothurn-Lebern kishte zgjatur masën për pesë vjet. Ai  ishte ankuar kështu që Gjykata e Lartë, në prill të vitit 2020  i kishte shkurtuar zgjatjen e masës në fjalë në tre vjet.

Gjykata Federale: Nuk ka prognozë të favorshme…

Avokati i kosovarit pastaj ka atakuar vendimin e Gjykatës së Lartë Kantonale  në Gjykatën Federale – dhe ka dështuar, siç mund të shihet nga gjykimi i Gjykatës Federale i publikuar të premten, transmeton albinfo.ch. Zgjatja e masës terapeutike stacionare nuk shkel ligjin federal, ka konstatuar Gjykata Federale.

Avokati ka theksuar në ankesë se masa në fjalë ishte urdhëruar edhe pse nuk kishte ambient të përshtatshëm për të. Masa, sipas tij, nuk është e realizueshme në institucionin korrektues të Solothurnit. Të gjitha institucionet e kësaj natyre gjithashtu kishin refuzuar të pranonin personin e dënuar.

Gjykata Supreme Federale në vlerësimet e saj thotë se personit të dënuar aktualisht nuk mund t’i jepet ndonjë prognozë e favorshme, transmeton albinfo.ch. Një lirim i kushtëzuar nga masa e përmendur e shtrimit nuk shtrohet fare për diskutim.

Në kontekstin e problemeve që janë shfaqur në të kaluarën, burgu në Solothurn nuk është optimal për zbatimin e masave, thuhet më tutje në vendimin e Gjykatës Federale. Autoritetet e zbatimit të ligjit planifikojnë transferimin në një klinikë psikiatrike forenzike sa më shpejt që sjellja e të dënuarit ta lejojë atë. Çështja e kujdestarisë shtrohet vetëm kur masa terapeutike anulohet për shkak të mungesës së perspektivës së shërimit.

Thikat përpara diskotekës “Luxory”

Goditja fatale me thikë ka ndodhur në natën e 3 prillit 2011 para diskotekës “Luxory” në Grenchen, Solothurn. Për shkak se një njeri i sigurimit të lokalit kishte mbyllur një mysafir i cili kishte shitur drogë, ai qe kërcënuar nga kolegët e tregtarit të drogës.

Njëri nga këta kolegë, kosovari atëherë 23-vjeçar, ishte tërbuar aq keq, nën ndikimin e alkoolit dhe drogës sa që kishte marrë thikën dhe kishte goditur për vdekje rojën e diskotekës, përcjell albinfo.ch. Ai e kishte therur atë shtatë herë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *