Shpërndaje lajmin

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish-zv. ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncesionin e sterilizimit 8 vite më parë, Ilir Rrapaj.
Ish-zv. ministri do të përballet me drejtësinë me akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda”.
Gjithashtu u lanë në fuqi masat edhe për 6 personat e tjerë të akuzuar për këtë çështje.
Gjykata vendosi që drejtuesit ekonomikë dhe juridikë të ministrisë së Shëndetësisë, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjanaj të hetohen me masën e arrestit të shtëpisë, ndërsa rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata dhe tre anëtarët e tjerë të komisionit, Petref Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi të hetohen në masën e detyrimit të paraqitjes.
 
LEXONI GJITHASHTU:

FOTO| Seanca për koncesionin e sterilizimit, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj
8 të ndaluar për koncesionin e sterilizimit, në GJKKO seanca për masat e sigurisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *