Gjykata në Britani pengon dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda

Shpërndaje lajmin

Gjykata e Lartë britanike e cilësoi të ligjshme muajin e kaluar politikën e debatueshme të qeverise së Rishi Sunak për të dërguar në shtetin afrikan të Ruandës azilantët që kërkojnë azil në Britani, por po kjo gjykatë ka lejuar që grupet e interesit dhe avokatët e mbrojtës së të drejtave të emigrantëve, të apelojnë politikën e qeverisë britanike.
Kjo do të thotë se ata azilantë, që kanë mbërritur në ishull, nuk do mund të dërgohen në Ruanda deri në përfundim të procesit të apelimit, që do kërkojë muaj, ndoshta deri vitin e ardhshëm, transmeton rch përcjell albinfo.ch.
Në bazë të kësaj skeme të debatueshme të qeverisë aktuale britanike, ata azilantë që mbëerijnë në ishull nga një vend i sigurt, si Shqipëria, apo ata që vijnë me gomone nga Franca përmes ngushticës së La Manshit mes Anglisë dhe Francës, do mund të dërgohen në autoritetet britanike të emigracionit, në Ruanda, mijëra km larg në Afrikën Qendrore për t’ua shqyrtuar kërkesat e tyre për azil
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *