Gjykata shtyn vendimin, të enjten vendoset fati për ish-kryeministrin Sali Berisha

0
Shpërndaje lajmin

SHQIPËRI- Gjykata do të shpallë të enjten, në orën 15:00, vendimin për masën e sigurisë të kërkuar nga prokuroria “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kuvendi të premten e shkuar vendosi me 75 vota pro heqjen e imunitetit duke vendosur kështu Sali Berishën në dorë të drejtësisë.
Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. /n.m.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *