Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, 6.5 vjet vetëm për dëgjimin e dëshmitarëve të Prokurorisë

0
Shpërndaje lajmin

Rreth 6 vjet e gjysëm do ti duhen Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë vetëm të paraqesë provat dhe të marrë në pyetje dëshmitarët në gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Sipas gjykatësit, nëse i referohen përllogaritjeve të paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, atëherë i bie që do të duhen 6.5 vjet që ZPS-ja të paraqesë provat , dhe kjo sipas gjykatësit “është e tepërt”.
Për 12 dëshmitarët e parë, nëse ZPS vepron sipas përllogaritjeve të paraqitura, gjykatësi tha se do të duhet deri në janar të vitit të ardhshëm të përfundojnë marrjet në pyetje.
Në këtë proces Prokuroria ka paraparë 312 dëshmitarë që sipas përllogaritjeve nga 46 dëshmitarë në vit.
Gjykatësi tha se ZPS ka paraqitur 312 dëshmitarë, që i bie 46 dëshmitarë në vit dhe për ta duhen 6.5 vjet për të përfunduar procedurat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *