Gjyqi ndaj Izet Haxhisë, prokurori kërkon shoqërimin me forcë të dëshmitarëve

Share

Gjykata e Lartë është shprehur për kërkesën e Izet Haxhias për përjashtim të trupës gjykuese. Gjykata e Lartë ka vendosur mos pranimin e rekursit të bërë nga ana e Izet Haxhia, i cili kishte kërkuar përjashtim të trupës gjykuese.

Në seancën e sotme u paraqit vetëm dëshmitari Kujtim Riza, ndërkohë që prokurori Dritan Dushi tha se për ata dëshmitarë të cilët nuk kanë paraqitur shkaqe ligjore për të mos u paraqitur në seancë “kërkoj që të urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm”.

Në seancën e sotme mungoi erdhe avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, i cili nuk ka paraqitur asnjë shkak ligjor për të justifikuar mungesën e tij. Sot u vendos që të ndryshohet edhe avokati kryesisht i Haxhisë, i cili është Elvis Gorishti.

Gjykata e Tiranës urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm për dy dëshmitarë, Agim Logu dhe Kleo Murataj. Seanca e ardhshme u la në datën 4 dhjetor 2020, ora 12:00.

The post Gjyqi ndaj Izet Haxhisë, prokurori kërkon shoqërimin me forcë të dëshmitarëve appeared first on Media .


Share

Komente