Gjyqtari Besmir Stroka kalon me sukses shkallën e parë të vetingut

Shpërndaje lajmin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Shkodrës, Besmir Stroka.

Gjyqtari Besmir Stroka konfirmohet në detyrë | Foto: E. Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Besmir Stroka.

Gjatë seancës dëgjimore të marten, u relatuan raporte pozitive për të tre kriteret e rivlerësimit për gjyqtarin Stroka.

Besmir Stroka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Shkodër, ku vazhdon të punojë aktualisht.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Stroka u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Alma Faskajn.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *