Shpërndaje lajmin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Apelit Durrës, Valbon Çekrezi dhe transferoi për inspektim një çështje të shqyrtuar prej tij.

Gjyqtari Valbon Çekrezi në KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK njoftoi të hënën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Apelit Durrës, Valbon Çekrezi. Ndërkohë, Komisioni vendosi transferimin për inspektim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të një çështje të shqyrtuar nga Çekrezi.

Gjatë seancës dëgjimore të enjten më 3 qershor, gjyqtari Çekrezi dha shpjegime për një raport negativ të DSIK-së për figurën qe e kundërshtoi si të pabazuar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjithashtu konstatoi gjithashtu mungesë burimesh financiare për blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhë një balancë negative për blerjen e një makine Mercedez Benz në vitin 2015.

Lidhur me profesionalizmin u konstatuan dorëzim i dosjeve në sekretari jashte afatit, për të cilat Çekrezi tha se nuk ka pasur përcaktime për afatin e dorëzimit të tyre në apel.

Mes çështjeve të gjykuara nga subjekti i rivlerësimit, në seancë u relatua edhe lënia në fuqi e një vendimarrje civile për njohje atësie, ku pala e paditur nuk ka qenë dakord me ekspertin e caktuar duke pretenduar se nuk plotësonte kriteret si gjenetist dhe se nuk është respektuar e drejta e fëmijës së mitur për tu pyetur.

Çekrezi shpjegoi se mjeku i caktuar kishte qenë ekspert i fushës dhe se fëmija kishte qenë i pranishën për marrjen e lëndës dhe jo për deklarimet e tij.

Trupi gjykues i KPK që po kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Çekrezi kryesohet nga Brunilda Bekteshi me relator Olsi Komicin dhe anëtar Roland Ilian.

Valbon Çekrezi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe punon prej gati 3 dekadash si gjyqtar. Ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Durrësit prej fillimit të viteve 2000.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *