Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj kalon me sukses shkallën e parë të vetingut

Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Vlorës, Atalanta Zeqiraj.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ( në qendër me xhaketë të zezë) në KPK | Foto : Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Vlorës, Atalanta Zeqiraj.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Zeqiraj u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Atlanta Zeqiraj dha shpjegime të përmbledhura në KPK gjatë seancës dëgjimore të hënën, lidhur me dy apartamente të blera nga i ati ndërtues, që ajo i ka përdorur pa pagesë. Zeqiraj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin

Atalanta Zeqiraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, e ushtron funksionin prej 7 vitesh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Komento

Recent Posts

  • a1Instant
  • solskajer
  • Sport
  • zidane

Zidane mund të pasojë Solskjaer

4 hours ago