January 24, 2022

“Gjyqtarja e TikTok-ut”, avokati: Kapedani duhet marrë në mbrojtje, mund të jetë e shantazhuar nga krimi (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Avokati penalist, Sajmir Visha tha se gjyqtarja Enkeleda Kapedani, që është bërë protagoniste në lajmet e mediave këto orë për disa video që janë publikuar në rrjet, mund të jetë nën shantazh nga bota e krimit dhe duhet marrë në mbrojtje.

“Ajo gjyqtare duhet parë se çfarë çështjet ka në gjykim, duke e ditur gjendjen e rendit në Elbasan. Duhet parë dhe duhet marrë në mbrojtje se publikimi i atyre videove mund të jetë edhe shantazh nga persona të tjerë”, tha Visha.

Avokati foli në emisionin Opinion. Ai tha gjithashtu se nuk duhet nxituar “në kryqëzimin” e gjyqtares në fjalë dhe se sot, shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë në presion të madh.

Megjithatë, Visha tha se videot në fjalë, nëse janë të vërteta kanë cenuar integritetin e gjyqtarit dhe Kodin e Etikës së tyre, të miratuar vetëm një muaj më parë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *