Gjyqtarja e Tiranës në sitën e Vettingut/ KPK merr vendimin

Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Marjana Shegani.

Komisioni kishte konstatuar një numër problemesh me deklarimin e pasurisë së subjektit, përfshirë mungesë burimesh të ligjshme për asetet e paluajtshme, mosdeklarim të detyrimeve financiare ndaj personave të lidhur, si dhe balanca negative në analizën e burimeve për pasuritë e luatjshme.  Ndërkohë, gjyqtarja që ka një karrierë të gjatë tre dekada në Gjykatën e Tiranës, u vlerësua pozitivisht për sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Shegani i ciliësoi provat dhe konstatimet e paraqitura nga KPK konform procedurave ligjore, por insistoi se problemet e konstatuara për pasurinë ishin ‘pakujdesi të paqëllimshme.” Gjyqtarja Marjana Shegani (Dedi) është emëruar në Gjykatën e Tiranës në maj të vitit 1992 dhe është bërë subjekt i deklarimit të pasurisë në vitin 2003.

Sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI të dorëzuar në KPK, subjekti ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin, nuk ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje pasurie por nuk është në kushtet e konfliktit të interesit./CNA.al


Share

Komente