“Gjyshi i Teatrit”, ndërron jetë aktori i famshëm aborigjen
Aktori i famshëm aborigjen australian Uncle Jack Charles, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.
Charles luajti në filma të shquar australianë në një karrierë që përfshin dekada dhe lavdërohet nga shumë si gjyshi i teatrit indigjen.
Charles vdiq në një spital të Melburnit pasi pësoi një goditje në tru.
Charles bashkëthemeloi grupin e parë teatror të Australisë të udhëhequr nga aborigjenët në Melburn në 1971. Ai është shfaqur në filma të famshëm australianë duke përfshirë The Chant of Jimmie Blacksmith (1978), Bedevil (1993) dhe Blackfellas (1993).
Charles fëmijërinë e tij e kaloi nën kujdesin shtetëror, ku u abuzua fizikisht dhe seksualisht.
Po ashtu disa vite ai i kaloi në burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet identiteti i shënjestrës së atentatit të dështuar në Durrës