October 18, 2021

Gjyshi merr gabimisht një fëmijë tjetër nga çerdhja në vend të mbesës

Shpërndaje lajmin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një çerdhe italiane. Një gjysh është nën hetim, pasi aksidentalisht mori një tjetër vajzë nga çerdhja që nuk ishte mbesa e tij.

Sipas raporteve, i moshuari aksidentalisht i ra ziles në një çerdhe komunale në Arezzo, në vend të kopshtit ngjitur me të. Ai mori vajzën e gabuar nga çerdhja dhe e dërgoi atë në shtëpi.

Gjithçka u kuptua vetëm pas tridhjetë minutash kur anëtarët e familjes tjetër kuptuan se ai kishte marrë fëmijën e tyre. Ai më pas e solli vajzën përsëri në të njëjtën çerdhe ndërkohë prindërit e vajzës kishin thirrur policinë pasi vajza e tyre u raportua e zhdukur.

Mbesa e burrit ishte në të vërtetë një deri në dy vjet më e madhe dhe ende priste që dikush ta merr nga kopshti.

Ndërkohë kanë nisur hetimet disiplinore kanë filluar nga Komuna e Arezzo kundër një mësuesi dhe një kujdestari në çerdhe./abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *