“Gjysma e shoqërisë ka standard të mirë jetese”, Xhepa: Jemi më të pasur!
Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania, sipas të cilave 44,7% e të pyeturve vlerësojnë si të mirë jetën e tyre aktuale, ndërsa 19,4 % e vlerësojnë si të keqe jetën e tyre aktuale.
Sipas tij, të dhënat tregojnë se gjysma e shoqërisë ka standard të mirë jetese, dhe niveli i kënaqësisë është më i madh edhe pse niveli i rritjes ekonomike mund të jetë më i ulët se në vende të tjera.
“Ajo që marr nga ky pyetësor është që kemi kaluar në një shoqëri të mobilitetit social, nëse më parë 1/3 ishin të varfër, sot gjysma e shoqërisë e konsideron veten në një standard shumë më të mirë jetese. Në një shoqëri thellësisht të varfër si Shqipëria, pritshmëritë tonë nuk janë ato të polakëve. GDP për frymë nuk është kriteri i vetëm që përcakton lidhjen mes ekonomisë dhe kënaqësisë. Në thelb përtej zhgënjimeve që kemi nga tranzicioni duket që ka funksionuar, që liria ekonomike ka funksionuar për një pjesë të mirë të shoqërisë, por perceptimi është që ka funksionuar më shumë për të pasurit”, tha Xhepa.
LEXONI GJITHASHTU:
Shumica e shqiptarëve më mirë ekonomikisht se në vitet ‘90, gjetjet e Barometrit
E mirë apo e keqe jeta aktuale e shqiptarëve? Ja vlerësimi i tyre