Gjysma e shteteve të SHBA-së ua ndalojnë punonjësve qeveritarë qasjen në TikTok

Shpërndaje lajmin

Më shumë se gjysma e shteteve të SHBA-ve tani kanë ndaluar pjesërisht ose tërësisht qasjen në TikTok nga pajisjet e qeverisë, kjo sipas një analize nga CNN, duke reflektuar kështu një valë të shtrëngimeve të fundit të masave nga guvernatorët dhe agjencitë e shtetit të cilat si synim e kanë aplikacionin e videove të shkurtra.
Masat kufizuese në rritje nga shtetet kundër Tiktok, aplikacion ky i cili në Shtetet e Bashkuara ka të paktën 100 milionë përdorues, shtrihet në shtetet e qeverisura si nga republikanët e po ashtu edhe nga demokratët, dhe përfshinë të gjitha rajonet e vendit.
Shumë prej shteteve kanë veçuar TikTok për veprimet ekzekutive nga ta, me guvernatorë të cilët e kanë ndaluar platformën e rrjeteve sociale nga rrjeti dhe pajisjet qeveritare. Por disa prej tyre kanë shkuar edhe një hap më tutje – duke shtuar aplikacione të tjera në listën e tyre të ndalimit e që kanë lidhje me Kinën, aplikacione si WeChat dhe AliPay, transmeton Telegrafi.
Një pjesë e vogël e shteteve po shqyrtojnë legjislacionin për të kufizuar TikTok, duke pasqyruar përpjekjet e ngjashme në nivel federal nga ligjvënësit amerikanë./CNN
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *