Gladbahu trondit Bajernin, kampionët e Gjermanisë mposhten me përmbysje, Liverpuli “luan poker” , Klop rigjen Shaqirin

Share

Përfundon ndeshja e javës së 15 në kampionatin gjerman. Bajerni i Mynihut është mundur nga Borusia Myqengladba me rezultatin 3-2. Ndeshja nisi mirë për bavarezët, të cilët realizuan dy herë, duke kaluar në avantazh të dyfishtë me Levandovsin në minutën e 20 dhe Gorecka në minutën e 26. Megjithatë kur dukej se do ishte një ndeshje e lehtë për Bajernin, aty sapo kishte nisur spektakli.

Në minutën e 36 Hofman shënon golin e parë për Gladbahun, teksa 10 minuta më vonë shënoi edhe të dytin, duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim. Kur në pjesën e dytë pritej reagimi i Bajernit, erdhi edhe goli i përmbysjes.

Nuhauz pas një asisti të marrë nga Hofman, shënon golin e tretë për Borusian në minutën e 49.

Me këtë fitore, Borusia Myqengladba renditet në vendin e 7 me 24 pikë, ndërsa Bajerni i Mynihur ruan kryesimin me 33 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Liverpuli shkatërroi 4-1 Aston Vilën në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Anglisë. Skuadra vendase kishte14 lojtarë me Cocid-19. Ata donin të shtynin ndeshjen, por federata angleze nuk pranoi.

Sfida nisi mirë për miqtë që dërguan topin në rrjetë me Sadio Mane në minutën e 4. Senegalezi dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në barazim, pasi gjetën forcë të baarzonin shifrat në minutën e 41.

Goli i dytë u shënua nga Wijnaldum, ndërsa më pas nisi “show” i Xherdan Shaqirit që asistoi për Mane dhe Salah duke çuar shifrat në 1-4. Liverpuli rikthehet te fitorja dhe kalon në turin tjetër.


Share

Komente