Godet eksperti i sigurisë: Policë majë shkallëve që shkulin kamerat, e shëmtuar
Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa ka komentuar në Euronews Albania, operacionin e nisur nga policia për të çmontuar kamerat nën administrimin e grupeve kriminale të vendosura në ambiente publike.
Softa tha se nuk është dinjitoze që kamerat të çmontohen nga punonjësit e policisë. Ai tha se policia mund të kishe marrë persona të tjerë, të cilët nën mbikqyrje mund të bëjnë heqjen e kamerave të vëna në mënyrë të paligjshme.
Sipas ekspertit që ky aksion të ketë sukses duhet që të sigurohen serverat e kamerave dhe jo të shohim policë majë shkallëve që shkulin kamerat.
Kamerat nuk është se figurën ose transmetimin e çojnë në një njësi bazë, ao janë të monutara në një mënyrë shumë inteligjente pasi nuk shkojnë në një video-regjistrator, por devijojnë transmetimin dhe e çojnë në një server, që mund të jetë në një shtëpi, por mund të devijojë dhe në një server jashtë vendit.
Unë shikoj polic që shkojnë nëpër qytete hipin nëpër shtylla dhe shkulin kamerat. Që të gjesh çfarë kanë filmuar duhet të gjesh autorët dhe serverat.
Nuk është komode që një punonjës policie të hipi në shtyllë, mund të marrësh një punonjës nënmbykqyrje.Nuk është dinjitoze për një punonjës policie të hipi në shkallë dhe të shkul kamerat.