Google brenda tremujorit të tretë të vitit 2021 ka fituar 53 miliardë dollarë nga reklamat.

Të ardhurat e kompanisë u rritën 41 për qind, shifra më e madhe e të ardhurave të saj në 14 vjet.

Google ka gjeneruar 21 miliardë dollarë, gati tre herë më shumë se që ishte raportuar para pandemisë COVID-19.

Kompania ka pasur rritje të çmimit të aksioneve me 57 për qind, duke e bërë kompaninë performuese më të mirë krahasuar me Facebook, Apple, Amazon dhe Netflix.

Fitimi tremujor arriti në 27.99 dollarë për aksion, duke thyer projeksionet prej 24.08 dollarë për aksion.