Grabitet gjatë natës xhamia “Mbret” në Elbasan, merret arka me paratë për të varfërit

Share

Mësohet se grabitësit kanë mundur të marrin me vete arkën e cila kishte në të paratë e dhuruara nga besimtarët për njerëzit në nevojë.

Xhamia ‘Mbret’ në lagjen ‘Kala’ në Elbasan është grabitur mbrëmjen e djeshme. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se disa persona të maskuar kanë hyrë gjatë orëve të vona të natës brenda xhamisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:00 kur persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë kanë shqyer me levë derën kryesore të Xhamisë Mbret në lagjen “Kala” në qytetin e Elbasanit.

Më pas vjedhësit kanë hapur arkën dhe kasafortën ku mbahen të ardhurat që dhurojnë besimtarët por nuk kanë gjetur asgjë. Paratë sipas Myftiut Agim Duka fatmirësisht ishin depozituar në llogarinë bankare.

Ndërkohe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje. Paraprakisht raportohet se në vjedhje dyshohet se janë përfshirë tre persona të maskuar.


Share

Komente