Grabiti dhe theu dyqanin/ Arrestohet 23-vjeçari në Bulqizë

Share

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka grabitur dhe thyer në dyqan në Bulqizë. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. A., 23 vjeç, banues në Bulqizë.

I riu po ashtu, siç  njofton policia është autor edhe i vjedhjeve të tjera.

“Vodhi me thyerje dyqanin e një shtetasi,  kapet dhe ndalohet  23-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”. Zbulohen dhe dokumentohen dhe dy vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

– E. A., 23 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e një shtetasi në qytetin e Bulqizës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.07.2020, në Tiranë i ka vjedhur një shtetasi, çantën e dorës me një shumë vlerash monetare. Me datë 08.10.2020, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e një shtetasja në fshatin Dushaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme./CNA.al.


Share

Komente