Granit Xhaka akuzon danezët për lojën e padrejtë dhe të ashpër
Granit Xhaka dhe Zvicra u mposhtën nga Danimarka në ndeshjen e Ligës së Kombeve, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja përfundoi 2-0 në të mirë të danezëve, derisa Granit Xhaka dhe Niko Elvedi u ndëshkuan me të kuq.
Xhaka ka folur pas përfundimit të ndeshjes, duke akuzuar danezët për lojë të pistë.
”Vitet e fundit jam shumë më i qetë. Por, kur një lojë është aq e padrejtë sa sot, emocionohem shumë. Në futboll fjala respekt në fakt shkruhet me shkronja të mëdha. Por, ajo që treguan sot lojtarët e Danimarkës nuk ka të bëjë me respektin”, ka thënë Xhaka.