Granit Xhaka nuk pranoi ofertën e Interit

Share

425905553 highres

Është bërë e ditur se skuadra e Interit është shumë e interesuar për të firmosur me mesfushorin kosovar, Granit Xhakën, por si duket ai nuk pranon ta lë Anglinë, transmeton albinfo.ch.

Ka spekulimin në media ku thuhet se “Neurazurët” janë të hapur që ta shkëmbejnë me mesfushorin Christian Eriksen gjatë afatit dimëror.

Nga e gjithë kjo, sipas “Calciomercato”, 28-vjeçari nuk është i interesuar dhe do e refuzojë këtë ofertë.

Pritet që Xhaka sot të jetë titullar ndaj Leeds Unitedit, meqenëse Partey dhe Elneny mungojnë.

The post Granit Xhaka nuk pranoi ofertën e Interit appeared first on Albinfo.


Share

Komente