September 20, 2021

Gratë i perceptojnë ndryshe disa emoji, por pse?

Shpërndaje lajmin

Postimet në rrjetet sociale dhe mesazhet e bazuara në tekst shpesh zbukurohen me emoji të cilat shërbejnë për të rritur kuptimin dhe për të përcjellë një element të emocioneve në mesazh ose postim. Përveç kësaj, marrësit e mesazheve dhe lexuesit e postimeve që përfshijnë emoji priren t’i perceptojnë këto si më të ngarkuara emocionalisht në krahasim me mesazhet pa emoji bashkangjitur.

Një studimi ka identifikuar ndryshimet gjinore, ku gratë priren të përdorin emoji më shumë sesa burrat. Një studim që shqyrtoi përdorimin e emoji-ve në 10 vende të ndryshme zbuloi se shkalla e përdorimit të emoji-ve për gratë ishte 53% krahasuar me 47% për burrat. Ky ndryshim gjinor ishte edhe më i madh në SHBA, ku gratë përdornIN emoji dy herë më shpesh sesa burrat. Ky ndryshim gjinor mund të shpjegojë pjesërisht pse gratë e gjykojnë kuptimin e përcjellë nga emoji-t ndryshe nga burrat.

Në një studim tjetër të 2020-ës, 299 studentë, 163 vajza dhe 136 djem, morën pjesë në kërkimin lidhur me perceptimin e emoji-ve, duke iu përgjigjur disa pyetjeve.

Pjesëmarrës në studimin e tyre ishin 299 studentë universitarë, 163 gra dhe 136 burra, të cilët plotësuan pyetjet në lidhje me kontekstet në të cilat ata dërguan ose morën emoji:

Kur vlerësuan përdorimin në kontekste të ndryshme, studiuesit zbuluan se emoji-t përdoren më së shumti në mesazhet me tekst, pasuar nga postimet e rrjeteve sociale në platforma të tilla si Snapchat ose Instagram. Përdorimi i emoji-ve ishte shumë më pak i përhapur në Facebook dhe në email.

Dallimet gjinore

U vlerësua se zakonisht njerëzit përdorin më shumë emoji pozitive sesa negative dhe siç rezultoi nga studmi i mëparshëm gratë përdorin më shumë emoji. Kjo sepse ato flasin dhe më shumë me mesazhe. Ndryshime të caktuara në përdorimin e emoji-ve tregojnë se ndoshta gratë i përdorin smartphone-at më shumë për arsye sociale, ndërsa burrat më shumë për çështje lidhur me punën.

Kur pjesëmarrësve iu paraqitën vetëm emoji pozitivë dhe më pas vetëm negativë, studiuesit zbuluan se emoji-t pozitive shkaktonin më shumë emocione sesa ato negative. Emoji-t negative vlerësoheshin më negativisht nga gratë se burrat, pra në këtë sens, ato i marrin “më seriozisht” se burrat emoji-t negative. Kjo mund të shpjegohet me faktin që gratë janë përgjithësisht më të afta për të zbuluar shprehjet emocionale të fytyrës në krahasim me burrat dhe janë më të ndjeshme ndaj emocionve negative të fytyrës. Emoji-t që përfaqësojnë zemërim, frikë, shqetësim, trishtim etj perceptohen shumë më intensivisht nga gratë.

Përsa i përket emoji-ve pozitive, nuk u vu re një dallim i rëndësishëm mes reagimit të burrave dhe grave. Thënë kjo, ky zbulim mund të jetë një rikujtesë se emoji-t, në dukje të parëndësishme, mund të sjellin perceptime negative/pozitive në jetën e vërtetë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *