Gravesen kritika drejt Kjaer: Unë do ta lija jashtë, por nuk do të më çudiste nëse ai starton

0
Shpërndaje lajmin

Legjenda e futbollit danez, Thomas Gravesen në një intervistë për Tipsbladet është shprehur se mbrojtësi i Milanit dhe i Danimarkës, Simon Kjaer rrezikon përjashtimin në ndeshjen e radhës kundër Francës, duke parë sulmin e Francës që është i përbërë nga Dembele, Mbappe e shumë elemente të tjerë shumë herë më të shpejtë se veterani danez.
“Unë do ta lija jashtë, por nuk do të më çudite nëse ai fillon. Është radha e Hjulmand të vendosi, por të gjithë e pamë sesi humbi duelin e shpejtësisë me Jebalin kundër Tunizisë dhe tani do të përballet me Dembele dhe Mbappe, të cilët janë dhjetë herë më të shpejtë.”,- është shprehur Gravesen. /i.m /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *