“Grekëve në Shqipëri s’i mohohet asnjë e drejtë”, Rama: Kërkojmë të njëjtin respekt

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama tha në takimin e tij me shqiptarët në Athinë, se është e vërtetë se grekët në Shqipëri kanë halle dhe probleme, por sipas tij ato janë halle dhe probleme që i ka çdo shqiptar dhe nuk vijnë për shkak të etnisë së tyre greke.
Ai tha se të njëjtën gjë kërkojnë edhe prej Greqisë në lidhje me shqiptarët që kanë ndërtuar jetën e  tyre atje.
“Ata, grekët e Shqipërisë kanë halle kanë probleme, ne duhet dhe do të bëjmë ende më shumë për ta, por e vërteta e madhe jashtë fushës së vogël me topin katror është se asnjë hall i tyre nuk është i ndryshëm nga hallet e qytetarëve shqiptarë. Në një vend si i yni që përparon çdo ditë, ku plagët e trashëgimisë së shkuar dhe të afërt janë ende jo plotësisht të mbyllura ama kurrë në asnjë rast një grekë etnik në Shqipërinë e 10 viteve të fundit nuk ka pasur hall apo problem për shkak të kombësisë.
Grekëve etnik nuk ju është mohuar e drejta e tyre e besimit, gjuhës, pronës. Kurrë asnjëherë në asnjë rast qytetarëve grekë të Shqipërisë nuk ju është mohuar e drejta e votës për shkak të origjinës së tyre etnike. Nëse flasim për pronat këtu jeni përfaqësia e Shqipërisë dhe kush nga ju që ka një shpi apo një tokë në ato zona ke ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësisë mund të thotë të kundërtën që ky problem është një problem i Shqipërisë dhe nuk është një problem vetëm për grekët e Shqipërisë.
Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë përveçse respektit reciprok, marrëdhënieve reciproke të fqinjësisë së mirë. Jo vetëm kaq, por Shqipëria e sheh Greqinë si një partner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *