Grenell del hapur pro Serbisë, sulmon Kosovën

0
Shpërndaje lajmin

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi në administratën Trump, Richard Grenell, ka mbajtur të mërkurën një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit dhe thujase fund e krye ka prekur temat që kanë të bëjnë me Kosovën.
Grenell, fajësoi kryeministrin Albin Kurti dhe BE-në për dështim në arritjen e marrëveshjeve Kosovë – Serbi, shkruan gazeta “Danas”.
Ai tha se KFOR-i duhet të tërhiqet nga Kosova, pasi “në këtë mënyrë po e zgjat konfliktin”, pastaj se “dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli ku përmendet njohja e pavarësisë së Kosovës nuk e zgjidh problemin”.
Grenell po ashtu mohoi se punon për Qeverinë e Serbisë, ashtu siç është raportuar më herët nga organizatat e pavarura në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *