October 11, 2021

Grenell thotë se u kërcënua nga një shqiptar me ‘heqje koke’

Shpërndaje lajmin

Ish emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, thotë se ka marrë kërcënime me jetë nga një ndjekës shqiptar në faqen e tij në Instagram.

Kërcënimin, që ai e ka postuar thotë se e ka marrë përmes mesazhit.

“Nëse vjen në Shqipëri, do ta presim kokën. Po presim, ne nuk harrojmë, mbaje mend këtë”, thuhet në mesazhin që Grenell e ka bërë publik.

Ndërkihë që Grenell ka shkruar se “kjo nuk pasqyron gjithë shqiptarët dhe se do të raportohet në policinë lokale”.

Një ditë më parë, ish zyrtari i lartë amerikan, uroi serbët për festën e Vidovdanit. Luftëtarët serbë i quajti heronj, ndërkohë që kësaj feste iu referua sipas historisë që paraqesin vetë serbet fitimtarë në Betejën e Kosovës të vitit 1389.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *