November 29, 2021

Greqi: Baret dhe restorantet protestojnë ndaj masave kundër COVID-19

Shpërndaje lajmin

Kafenetë, restorantet dhe baret në Greqi zhvillojnë sot një grevë njëditore në shenjë proteste ndaj masave kufizuese që synojnë frenimin e infeksioneve në rritje të coronavirusit.

Përfaqësuesit e sindikatës do të takohen me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për t’i dorëzuar një peticion që bën thirrje për heqjen e masave.

Pronarët e bizneseve shprehet se të ardhurat e tyre kanë rënë dhe vendet e punës janë në rrezik që kur nisën kufizimet në fillim të këtij muaji duke kërkuar që në ambientet e tyre të futen vetëm klientët e pajisur me një certifikatë tw vaksinimit kundër COVID-19.

Kjo masë vlen edhe për sallonet e bukurisë dhe dyqanet me pakicë, ndërsa kufizime të reja janë vendosur edhe për numrin e klientëve për metër katror.

Ky sektor është i indinjuar edhe me faktin se kufizime të ngjashme nuk janë vendosur për kishat apo stadiumet sportive.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *