Greqia do ndërtojë “kupolën e hekurt” si Izraeli

0
Shpërndaje lajmin

Greqia do të zhvillojë një sistem të mbrojtjes ajrore të ngjashëm me Kupolën e Hekurt të Izraelit, me qëllim që të mbrojë vendin nga kërcënimet ajrore. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias.
Duke diskutuar përdorimin e fundit nga Izraeli të sistemit të mbrojtjes raketore Iron Dome për të bllokuar sulmin masiv me dron dhe raketa të Iranit në territorin izraelit, Dendias tha:
“Vendi duhet të mbrohet… Duke shqyrtuar konfliktin në Ukrainë, ne kemi arritur në përfundimin se është e domosdoshme të ndërtohet një kupolë kundërajrore dhe kundër dronëve”.
Nuk e kemi parashikuar aq herët. Sistemi i inovacionit, duke përjashtuar bizneset e vogla, nuk arriti të vlerësojë siç duhet situatën, kështu që ne duhet të kompensojmë kohën e humbur”, u shpreh ai duke pranuar se Turqia tashmë ka bërë përparim në këtë drejtim.
Dendias tha se në buxhetin e vitit 2030 është parashikuar financimi i një infrastrukture të tillë.
“Kupola e Hekurt” është shtresa e poshtme e mbrojtjes raketore të Izraelit. I zhvilluar nga Izraeli me mbështetjen e SHBA-së, sistemi është i specializuar në rrëzimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi. Izraeli thotë se ka një shkallë suksesi mbi 90 për qind.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Çfarë është Kupola e Hekurt e Olaf Scholz dhe pse Macron po refuzon t’i bashkohet?
Sulmi i Izraelit, zyrtari në Teheran: Irani s’ka plan për hakmarrje të menjëhershme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *