Greqia ka zgjatur ndalimin e hyrjes deri më 8 mars

Share

Greqia e ka zgjatur ndalimin e hyrjes në vend nga vendet fqinje dhe për shtetasit e vendeve të treta deri më 8 mars, raporton agjencia MIA.

Vendimi i qeverisë greke për të vendosur “kufizime të përkohshme për hyrjen në vend për të gjithë shtetasit e vendeve të treta nga toka, deti ose ajri” dhe përtej kufirit tokësor u mor me qëllim që të parandalonte përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, transmeton portali arbresh.info

Vendimi është botuar tashmë në Gazetën Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi të hënën.

Turistët dhe shtetasit e huaj mund të hyjnë në Greqi nga Bullgaria përmes vendkalimit Promahonas, nëse kanë një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë./arbresh.info/


Share

Komente