“Greqia të heqë bllokimin”, Gjipali: ‘Drita jeshile’ nuk është hapur, por Shqipëria e meriton anëtarësimin!

0
Shpërndaje lajmin

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC, eksperti i çështjeve të integrimit Gledis Gjipali foli për Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet sot në Bruksel. Gjithashtu ai u ndal edhe tek marrëdhëniet e tensionuara mes Shqipërisë dhe Greqisë për shkak të çështjes së Fredi Belerit.
Gjipali theksoi se kjo çështje i përket drejtësisë dhe se Greqia duhet të heqë dorë nga qëllimi i saj për bllokimin, duke shtuar se tashmë Shqipëria e meriton të anëtarësohet.
Gjatë kësaj interviste  Gjipali shtoi se Samiti i sotëm ka edhe rëndësi ekonomike, për Ballkanin Perëndimor, për faktin se do të detajohen edhe instrumentet se si do të kanalizohet paketë mbështetëse për të gjithë Ballkanin.
“Samiti i sotëm është shumë i rëndësishëm edhe për mbështetjen financiare që ofrohet për të gjithë Ballkanin perëndimor. Do të detajohen edhe instrumentet se si do të kanalizohet kjo paketë mbështetëse, pra ka nevojë për një detajim më të mirë. Duke u ndalur të përfundimet e djeshme vendet kundrejt progresit do të përfitojnë më shumë mbështetje. E gjithë kjo reformë që po ndërmerret nga Shqipëria do të shpërblehet nga BE edhe në aspektin ekonomik nëpërmjet këtij programi të ri të rritjes”, tha ndër të tjera Gjipali.
/ /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *