April 19, 2021

Greqia vazhdon të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë

Shpërndaje lajmin

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 5 prill 2021, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njoftoi sot se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00 për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *