Greta Thanbërg do të publikojë ‘Librin e klimës’

Shpërndaje lajmin

Aktivistja e klimës, Greta Thanbërg, ka njoftuar se do publikojë një libër, ku do trajtohen krizat mjedisore në botë.
Penguin Random House njoftoi të enjten se “Libri i klimës” do të publikohet në tetor në Britani.
Libri synon të ndihmojë lexuesit të lidhin pikat midis kërcënimeve për klimën, mjedisin, qëndrueshmërinë dhe popullatat indigjene, ku synohet si një udhëzues për mirëkuptimin dhe aktivizmin.
“Shpresoj se ky libër mund të jetë një lloj burimi për të kuptuar këto kriza të ndryshme, të ndërlidhura ngushtë”, u shpreh Greta Thanbërg.
Aktivistja e klimës e përpiloi manualin me kontribute nga shkencëtarë dhe shkrimtarë.
Chloe Currens, redaktore në Penguin Press, tha se ishte “një libër unik, i gjallë me qëllim moral, i cili synon të ndryshojë përgjithmonë bisedën për klimën”.
Thanbërg filloi të anashkalonte shkollën një herë në javë për të protestuar ndaj ndryshimeve klimatike në vitin 2018, kur ishte 15 vjeçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.